Goditen “tentakulat” e kokainës/ 15 të arrestuar dhe 2 në kërkim për trafik të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditen “tentakulat” e kokainës/ 15 të arrestuar dhe 2 në kërkim për trafik të lëndëve narkotike

Policia e Tiranës ka goditur një grup të strukturuar kriminal i cili prej kohësh merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

 

Operacioni ‘Tentakulat’ ka cuar në prangat e policisë 15 persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Efektivët kanë proceduar në gjëndje të lirë edhe 14 persona të tjerë. Kreu i Policisë së Tiranës në një konferencë për mediat deklaroi se ky grup kriminal shpërndante drogra të lehta dhe të forta në disa pika në kryeqyteet, kryesisht në lokale nate, por edhe në afërsi të shkollave.

 

Advertisement

LORENC PANGANIKA

 

DREJTOR I POLICISE SE TIRANES

 

Advertisement

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht  kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

 

 

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar sasi te konsiderueshme lëndësh narkotike, 6 automjete, shuma parash etj.

Advertisement

 

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:

 

745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

Advertisement

 

110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;

 

1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;

Advertisement

 

shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;

 

5 peshore elektronike;

Advertisement

 

25 aparate celulare dhe

 

6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Advertisement

 

Për vitin 2022, Policia e Tiranës ka finalizuar 38 operacione anti-drogë ku janë sekuestruar në total 6.5 kg kokainë dhe 73 kg kanabis.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy