Goditi Berishën/ Policia: Autori me probleme mendore, i dënuar më parë për plagosje dhe drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditi Berishën/ Policia: Autori me probleme mendore, i dënuar më parë për plagosje dhe drogë

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në bulevrdin Dëshmorët e Kombit, ku Gert Shehu qëlloi me grusht në fytyrë kryedemokratin Sali Berisha.

 

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se Shehu ka qenë me precedent të mëparshëm kriminal për për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

 

Advertisement

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

 

Advertisement

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

 

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy