Goditi me çekiç në kokë qytetarin/ Arrestohet pas tre ditësh 42-vjeçari në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditi me çekiç në kokë qytetarin/ Arrestohet pas tre ditësh 42-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 42-vjeçarin me iniciale E.S, i cili ishte shpallur në kërkim prej ditësh, pasi kishte goditur me çekiç në koka shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

 

Policia njoftoi se ky i fundit, pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua për në shtëpi.

 

Advertisement

Goditi me send të fortë (çekiç) në kokë, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.

 

Në vijim të punës lokalizuese dhe operacionale, më qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë dhe mbështetjes së inteligjencës informative, ndaluan shtetasin E. S., 42 vjeç.

 

Advertisement

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

 

55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy