Goditja e bandave dhe ngjarjet kriminale, Dumani dhe Kraja takohen me kryeprokurorin e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditja e bandave dhe ngjarjet kriminale, Dumani dhe Kraja takohen me kryeprokurorin e Malit të Zi

Goditja e bandave kriminale shqiptare dhe atyre malazeze ka qenë në fokus të diskutimit që kanë zhvilluar kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Arben Kraja me homologët e tyre në Malin e Zi.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se mes dy shteteve do të forcohen më shumë marrëdhëniet për shkëmbimin e informacioneve dhe goditjen e grupeve kriminale.

“Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, një rëndësi të veçantë  i’u kushtua diskutimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, lehtësimit të shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave më të mira, propozimit për krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, me qëllim pasjen e një qasje sa më të koordinuar dhe të sukseshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, njofton SPAK.

Bashkëpunimi mes bandave shqiptare dhe atyre malazeze kanë sjellë një sërë ngjarjesh kriminale.

Advertisement

Ngjarja më e fundit ka qenë ekzekutimi mafioz i shqiptarit Edmond Mustafa në qendër të Tivarit.

Dyshohet se ai u vu në shënjestër për shkak të lidhjes intime që kishte me gruan e shokut.

Mustafa më 27 mars 2022, ishte marrë në pyetje në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Administratës Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit duke ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e klanit Skaljar dhe të klanit Kavac.

Pikërisht, goditja e këtyre klaneve mendohet të ketë qenë edhe vizita e e Dumanit dhe Krajës në Malin e Zi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy