“Grabitës pronash”/Balla i ashpër me Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Grabitës pronash”/Balla i ashpër me Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar kreun e PD-së Sali Berisha, grabitësin më të madh të pronave.

 

Balla tha se Berisha ka grabitur një kompleks në qendër të Tiranës dhe se sipas tij SPAK ka nisur hetimet për këtë çështje.

 

Advertisement

“Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm. Pas 31 vitesh paska ardhur dita që ky ish grabitësi i kërkon falje ish-pronarëve. E ftoj Berishën ti shpjegojë shqiptarëve si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi, te Gjiri i Lalëzit. Ky është varianti më i turpshëm i servilave të atij regjimi. Vodhi kompleksin partizani.

 

Do i bëj thirrje SPAKS, do i çoj dokumenta se si është vjedhur kompleksi “Partizani Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë raca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

 

Advertisement

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani”, tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy