Grabitet banesa në Vaun e Dejës, merren para dhe një makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitet banesa në Vaun e Dejës, merren para dhe një makinë

Grabitje me dhunë mëngjesin e sotëm në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës.

 

Persona të paidentifikuar kanë grabitur një shumë parash dhe një makinë.

 

Advertisement

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy