minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Grabitje me armë në ‘Xhamllik’?/ Policia: Lajm i pavërtetë, çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë - Struga.info


Grabitje me armë në ‘Xhamllik’?/ Policia: Lajm i pavërtetë, çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitje me armë në ‘Xhamllik’?/ Policia: Lajm i pavërtetë, çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë

Policia ka njoftuar se është I pavërtetë lajmi që ka qarkulluar në disa media për një grabitje me armë në zonën e ’Xhamllikut’ në kryeqytet.

 

Policia sqaron se nuk bëhet fjalë për grabitje me armë.

 

Në vendin e ngjarjes është konstatur një sferë e armëve me ajër por nga këqyrja e kamerave të sigurisë është konstatuar se asnjë person apo automjet është afruar në drejtim të farmacisë.

 

Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy