“Gramafoni i vjetër i Teodor Laços në ditën e dasmës së Zhani Cikos”, Pandi Laco emocionon Maestron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gramafoni i vjetër i Teodor Laços në ditën e dasmës së Zhani Cikos”, Pandi Laco emocionon Maestron

Maestro Zhani Ciko është surprizuar në studion e “Quo Vadis” nga Pandi Laço. Përmes një video mesazhi, Pandi Laço i ka kujtuar disa nga momentet e fëmijërisë në Korçë, në qytetin e tyre të lindjes. Ai gjithashtu kujton se si një gramafon i vjetër që shoqëronte bisedat e babait të tij, Teodor Laço me Zhani Cikon, u bë pjesë e dasmës së këtij të fundit.

Pandi Laço: Profesor të përshëndes. Në këtë moment që unë po të dërgoj këtë përshëndetje jam duke u nisur në qytetin e Korçës, në qytetin e origjinës tuaj por edhe në qytetin e origjinës së familjes sime, me të cilën besoj juve ju lidhin shumë kujtime. Unë si adoleshent mbaj mend kur ju vinit në shtëpinë tonë dhe së bashku me babain, të ndjerin Teodor ju shkëmbenit mendime rreth artit, letërsisë, muzikës kryesisht nën tigujt e disqeve të gramafonit.

Atij gramafoni të vjetër që ishte pjesë e mobiljeve të familjes sonë. Në mos gabohem ai gramafon në kohën që ju u fejuat ose u martuat me pianisten Rudia, ka mbërritur në shtëpinë tuaj për të shoqëruar ato momentet e gëzimit apo ato momentet e festës apo momentet e vizitave të njerëzve, nuk e di këtë gjë. Ka qenë kjo muzikë dhe ato disqe një lloj bekimi për këtë lidhje kaq të bukur që keni ju. Njnë lidhje që uroj ta keni sa më të gjatë dhe ta shijoni sa më bukur./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy