“Granata më dëmtoi sytë”, Emiljano rrëfen momentin fatal kur humbi shikimin: Edhe në këto kushte, mund të gjesh forcë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Granata më dëmtoi sytë”, Emiljano rrëfen momentin fatal kur humbi shikimin: Edhe në këto kushte, mund të gjesh forcë

Kryeministri Edi Rama ka zhvillur podcastin e radhës me Emiljano Lule, drejtor i institutit të nxënësve që nuk shohin. “Me sytë e shpirtit”, e quajti Rama këtë podcast, përball një personi që nuk shikon dhe tregoi historinë e tij të fatkeqësisë, deri te suksesi.

“Kam pasur fatkeqësinë që të gjendem në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar në vitin 1997. Në moshën 15 vjeç duke luajtur me detonator ndodhi një shpërthim dhe një cifël metali mu fut në sy. Megjithatë mjekët thanë se shikimi im nuk ishte dëmtuar dhe unë do të bashkëjetoja me këtë”, tregoi Lule.

Por gjërat nuk kishin përfunduar këtu. Shpërthimi i dëmtoi shikimin, por fatal për të ishte operacioni që kreu katër vite më vonë në Rusi.

“Pas katër vitesh, shkova të operohesha në Moskë, futem me 100% të shikimit dhe kur dola, nuk shihja asgjë. Ishte 1 mars. 1 marsin tani ‘e festoj’ si datën e përvjetorit të humbjes së shikimit. Disa nga kolegët e mi e presin me të qeshur, disa lotojnë”, shtoi ai.

Advertisement

Pavarësisht të gjithave, Emiljano përcolli mesazhin se mund të gjesh forcë dhe optimizëm për t’ia dalë dhe frymëzuar këdo që ke rreth vetes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy