Gratë shtatzëna me COVID/ Ka raste me komplikacione, por jo fatalitete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gratë shtatzëna me COVID/ Ka raste me komplikacione, por jo fatalitete

 

Qarkullimi në masë i variantit “Delta”, duket se nuk ka kursyer as gratë shtatzëna, e për pasojë edhe disa nga të vegjlit e tyre kanë lindur të infektuar.

 

Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eljona Demaliaj, sqaron se ka pasur raste edhe me komplikacione, të cilat janë trajtuar në infektiv, ndërsa për ardhjen në jetë të foshnjave kanë asistuar mjekët gjinekologë të këtij spitali.

Advertisement

 

 

Edhe pse nënat e reja kanë pikëpyetje të shumta, dëshira për të sjellë në jetë një fëmijë e lë pas frikën nga pasojat e virusit.

 

Advertisement

 

Nga ana tjetër, në repartin Covid në pediatrinë e QSUT, përveç 8 fëmijëve të shtruar, janë edhe 3 nëna të infektuara, ecurinë e të cilave po e ndjekin vetë bluzat e  bardha të pediatrisë.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy