Greqi, një bazë e re ushtarake amerikane në Kretë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqi, një bazë e re ushtarake amerikane në Kretë?

Strategji detare. Greqia, në negociatat e ardhshme për rinovimin e marrëveshjes së mbrojtjes me SHBA-të, synon të ndërtojë një bazë të dytë ushtarake në Kretë, në Gjirin e Soudas. Një lëvizje, që do t’i japë më shumë mundësi dhe mbështetje vendit ballkanik në një sektor vendimtar.

Një projekt tjetër ka të bëjë me ishullin Skyros, në Sporades, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu mund të dërgojnë automjete ushtarake.

Gjë që ata e bënë në instalimet në Stefanovikeio, Alexandroupli (port) dhe Larisa (pistë ajrore).

Souda është një nga shtyllat themelore të pajisjes perëndimore në Mesdheun lindor, ku transportuesit e avionëve, njësitë dhe nëndetëset ndalojnë pikërisht aty.

Advertisement

Pentagoni, muajt e fundit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të rritur bashkëpunimin me Athinën. Një shenjë e qartë në mes të kontrastit historik midis grekëve dhe turqve, që shpeshherë knë përfunduar në përplasje dhe incidente.

Duke qëndruar te aktivitetet ushtarake, ekspertët, përmes analizës së fotografive satelitore, kanë zbuluar praninë e 4 nëndetëseve ruse (kategoria ‘Kilo’) në portin sirian të Tartusit.

Moska ka forcuar dislokimin e saj në mbrojtje të aleatit të tij, por gjithashtu edhe për të nënvizuar rëndësinë e angazhimit të saj në rajon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy