Greqi, shpërthimi i zjarrit në Evia përhapet drejt banesave, autoritetet thirrje banorëve të largohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqi, shpërthimi i zjarrit në Evia përhapet drejt banesave, autoritetet thirrje banorëve të largohen

Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në Mesochoria, Evia të Greqisë.

Banorët janë njoftuar të largohen nga zona, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi pranë banesave.

Menjëherë janë mobilizuar forca tokësore dhe ajrore për të shuar flakët. 44 zjarrfikës , 16 automjetet, 2 grupe këmbësorësh janë angazhuar pas njoftimit të marrë nga Brigada e Zjarrit për të ndërhyrë.

Gjithashtu 8 avionë dhe 7 helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Kryebashkiaku i Karystos , Lefteris Raviolos bëri me dije se zjarri  po përhapet pranë banesave në fshatin Mesochoria.

Advertisement

Temperaturat e larta dhe erërat e forta e bëjnë më të vështirë neutralizimin e flakëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy