Greqia feston Pavarësinë, ambasadorja Kamitsi vlerëson marrëdhëniet Athinë-Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia feston Pavarësinë, ambasadorja Kamitsi vlerëson marrëdhëniet Athinë-Tiranë

Ambasada greke në Tiranë ka kujtuar revolucionin historik helen që solli pavarësinë 203 vite më parë.

Ne praninë e politikanëve dhe përfaqësive diplomatike, ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi vlerësoi marrëdhëniet e  Athinës me Tiranën ndërsa theksoi mbështetjen e vendit fqinj për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Greqia ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Dua t’ju siguroj se Greqia nuk ka reshtur së mbështeturi perspektivën evropiane të Shqipërisë, me kusht respektimin dhe zbatimin besnik të parimeve të sanksionuara komunitare dhe të drejtave themelore politike. Në këtë kuadër, Greqia kërkoi që kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës t’i jepet mundësia të betohet dhe të marrë detyrën deri në përfundimin e gjykimit, bazuar në prezumimin e pafajësisë”, tha ambasadorja greke.

Diplomatja greke gjithashtu foli dhe për minoritetet si një urë lidhëse mes dy vendeve.

Advertisement

“Në ndihmë të përpjekjeve të dy vendeve për të përmirësuar më tej marrëdhëniet e tyre dypalëshe, kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri dhe Komuniteti Shqiptar në Greqi, që përbëjnë jo vetëm një urë besimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një përshpejtues thelbësor i marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike”, tha ambasadorja.

Sipas ambasadores bashkëpunimi dy palësh po zgjerohet gjithmonë e më shumë në fusha si energjetika, turizmi dhe kultura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy