Greqia mbyll Kapshticën, shqiptarët nuk lejohen të futen në shtetin fqinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia mbyll Kapshticën, shqiptarët nuk lejohen të futen në shtetin fqinj

Kapshtica do të jetë e mbyllur për shqiptarët që duan të futen në Greqi, të paktën deri në datën 8 shkurt.

 

Kjo u njoftua nga Ministria e Jashtme, e cila shpjegoi se vendimi vjen nga qeveria greke për shkak të shtrëngimit të masave kundër koronavirusit.

 

Advertisement

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy