
Sipas Lazaros Karnesis, mjek i përgjithshëm dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Greqia mund të përdorë vaksinat ruse.
Sipas tij, vaksina ruse ka treguar që është efektive dhe së shpejti do të marrë aprovimin. Sa më shumë vaksina, aq më mirë, theksoi ai. Duke folur për fenomenet e refuzimit të vaksinimit nga profesionistë shëndetësor, Karnesis ia atribuoi lodhjes së tyre por edhe informacionit jo të plotë në lidhje me vaksinën.
“Ka keqinformime në lidhje me efektet e vaksinës,” tha ai. “Por unë jam i sigurt që një përqindje e madhe do të vaksinohet duke shmangur kështu edhe infektimin e pacientëve,” vuri në dukje ai.
Sa i përket personelit në spitalet ushtarake, ai tha se rreth 70% e tyre ishin vaksinuar. Duke folur rreth vaksinës AstraZeneca, mjeku theksoi se dozat do të vijnë në fund të marsit.
Nëse do të vërtetohet, që vaksina e Oxfordit nuk krijon imunitet të mjaftueshëm për personat mbi 65 vjeç, atëherë do të ketë një plan B, për tu dhënë mundësi e vaksinimit moshave të reja dhe personave më të rrezikuar.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se në të ardhmen e afërt më shumë vaksina do të aprovohen nga kompani të mëdha dhe të njohura, duke shprehur entuziazëm se çdo gjë do të shkojë mirë.