Greqia mund të përdorë vaksinat ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia mund të përdorë vaksinat ruse

Sipas Lazaros Karnesis, mjek i  përgjithshëm  dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Greqia mund të përdorë vaksinat ruse.

Sipas tij, vaksina ruse ka treguar që është efektive dhe së shpejti do të marrë aprovimin. Sa më shumë vaksina, aq më mirë, theksoi ai. Duke folur për fenomenet e refuzimit të vaksinimit nga profesionistë shëndetësor, Karnesis ia atribuoi  lodhjes së tyre por edhe informacionit jo të plotë në lidhje me vaksinën.

“Ka keqinformime në lidhje me efektet e vaksinës,” tha ai. “Por unë jam i sigurt që një përqindje e madhe do të vaksinohet duke shmangur kështu edhe infektimin e pacientëve,” vuri në dukje ai.

Sa i përket personelit në spitalet ushtarake, ai tha se rreth 70% e tyre ishin vaksinuar. Duke  folur rreth vaksinës AstraZeneca, mjeku theksoi se dozat do të vijnë në fund të marsit.

Advertisement

Nëse do të  vërtetohet, që vaksina e Oxfordit nuk krijon  imunitet të mjaftueshëm për personat  mbi 65 vjeç, atëherë do të ketë një plan B, për tu dhënë mundësi e vaksinimit  moshave të reja dhe personave më të rrezikuar.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se në të ardhmen e afërt më shumë vaksina do të aprovohen nga kompani të mëdha dhe të njohura, duke shprehur entuziazëm se çdo gjë do të shkojë mirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy