Greqia shtyn sërish masat anticovid, ja kushtet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia shtyn sërish masat anticovid, ja kushtet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj

Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendit fqinj, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

 

Advertisement

“Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉  https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.  Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy