Greqia synon të injektojë dozën e 3 te qytetarët e vaksinuar deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia synon të injektojë dozën e 3 te qytetarët e vaksinuar deri në fund të vitit

Qytetarët të cilët janë vaksinuar në Greqi mund të marrin shumë shpejt dozën e tretë deri në fund të vitit. Ky është plani i qeverisë greke, por kjo çështje është në ende në diskutim nga ekspertët e shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, i cili duke folur për televizionin Skai në Athinë u shpreh se deri në fund të vitit synohet që të gjithë personat e vaksinuar me vaksinën anti-Covid të marrin dozën e tretë.

Ai tha se të gjithë qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit do të kenë të drejta dhe privilegje të plota për një jetë normale dhe nuk do të privohen përmes kufizimeve.

Deri më tani Greqia ka vaksinuar plotësisht me 58.7% të popullsisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy