Gripi i shpendëve/ Gjenden të ngordhur një çift pelikanësh në liqenin e Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gripi i shpendëve/ Gjenden të ngordhur një çift pelikanësh në liqenin e Prespës

Gjenden të ngordhur një çift pelikanësh në liqenin e Prespës në anën shqiptare.

 

Pelikanët janë gjetur ditën e enjte (datë 17), ndërkohë janë çuar për analiza në laborator dhe sipas burimeve bëhet fjalë për gripin e shpendëve. Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin vendas

 

Advertisement

Burime të siguruara thanë se nga pala greje është bërë me dije se në Prespën Greke, janë shtuar rastet e Pelikanëve të ngordhur në si pasojë e gripit të shpendëve. Nga ana e zona të mbrojtura ditët e fundit ka pasur më shumë monitorime në liqenet e Prespës së Vogël dhe të madhe.

 

Nga keto monitorime janë verejtut rastet e para pasi jane gjetur tre individë të ngordhur të Pelikanit kaçurrel në pjesën shqiptare të liqenit të Prespës se Vogël.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy