Gruaja po shkonte në Gjykatë për seancën e divorcit, 39-vjeçari nga Burreli tenton ta vrasë me sëpatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruaja po shkonte në Gjykatë për seancën e divorcit, 39-vjeçari nga Burreli tenton ta vrasë me sëpatë

Një 39-vjeçar, i cili përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë është arrestuar nga polciia e Dibrës.

Siç njoftojnë blutë, gruaja po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes dhe dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti.

Në momentin që 39-vjeçari ka tentuar të godasë gruan dhe personin që e shoqëronte dëmtoi dyqanin e një shtetasi.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

“Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj”, përfundon policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy