Grupi i drogës para gjykatës/ Seanca, për rivlerësimin e masave të sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grupi i drogës para gjykatës/ Seanca, për rivlerësimin e masave të sigurisë

20 anëtarët e bandës së drogës, të arrestuar një ditë më parë me urdhër të SPAK, kanë dalë mëngjesin e kësaj të mërkure para gjykatës për masën e sigurisë.

 

Gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet, të akuzuarit po shtrojnë pretendimet e tyre.

 

Advertisement

Ndërsa në fund, trupa gjykuese do të vendosë nëse do të rikonfirmojë apo do të ndryshojë masën e sigurisë “arrest në burg” për ta.

 

Në mesin e të arrestuarve është edhe efektivi i kufirit, Marash Gjoni, i cili dyshohet se kishte lidhje me grupin e trafikantëve, ndërsa një tjetër i akuzuar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Advertisement

Ky grup i strukturuar kriminal merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe u shkatërrua gjatë një megaoperacioni të martën, mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

 

Droga sigurohej nga Siria e Turqia dhe më pas transportohej në Shqipëri, me destinacion final Greqinë e Italinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy