Hado: Problem i madh pensioni i parakohshëm, 36-37 kategori pensionesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hado: Problem i madh pensioni i parakohshëm, 36-37 kategori pensionesh

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, deklaroi në studion e “Quo Vadis”, në Vizion Plus se krijimi i një kollone të dytë sa i përket skemës së pensioneve nuk e gjen vendin ende gati.

Ai nënvizoi se një tjetër problem mbetet edhe kërkesa e lartë për pension të parakohshëm nga rreth 37 kategori pensionesh.

“Ndërtimi i një kollone të dytë do të rrisë sigurinë për qytetarët, por do ulë presionin e skemës publike. Duke pasur një mundësi tjetër ne do na rritet presioni për pensione më të larta dhe do na ulet presioni për dalje të parakoshme në pension sepse është edhe ky një problem shumë i madh që grupe të caktuara interesi kërkojnë që të mos dalin 65-67 në pension, janë diku te 36-37 profesione që kërkojnë të dalin në pension”, tha ai.

Po ashtu, ai deklaroi se sot më të favorizuarit janë fermërët, për shkak të kontributeve më të ulëta, në bazë të subvencionit që iu bëhet nga buxheti i shtetit.

Advertisement

“Sot një fermer është më i favorizuar nga të gjithë të tjerët, paguan 35-40% të kontributeve që paguan një i punësuar në qytet, sepse pjesën tjetër ia subvencionon buxheti i shtetit. Një fermer sot në zonë malore, le të themi Tepelenë Bulqizë, paguan  294 mijë lekë të vjetra në vit, ndërkohë që një i vetëpunësuar 1 milionë e 40 mijë lekë të vjetra në vit dhe kur vjen puna marrim njësoj pension”, tha ai.

Ai theksoi se shqiptarët nuk janë ende gati që të paguajnë një kontribut shtesë për krijimin e kollonës së dytë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy