Hajduti kapet në flagrancë duke shqyer derën e një banese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hajduti kapet në flagrancë duke shqyer derën e një banese

Kapet në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një banese, nje shtetas ne Golem te Kavajes.

 

40-vjecari u arrestua ne kuader te operacionit te koduar “Çasti”.

 

Advertisement

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Postës së Policisë Golem, pas kallëzimit të marrë për një vjedhje që po tentohej të kryhej në një banesë në Golem, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Çasti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi E.M, 40 vjeç, banues në Kavajë.

 

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

 

Advertisement

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi E. M., gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

 

Advertisement

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi E. M.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy