Hakerat nxorrën email-et/ Policia “nxehet” me mediat: Publikimi i tyre cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakerat nxorrën email-et/ Policia “nxehet” me mediat: Publikimi i tyre cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare

Ndalohet publikimi në media i materialeve të nxjerra sot nga grupi i hakerave “Homeland Justice”.

 

Ky është një vendim që është marrë ditën e sotme, pas rrjedhjes së të dhënave sensitive në publik, ku hakerat nxorrën të dhënat personale të Gledis Nanos, si dhe komunikmime të oficerëve apo listën e personave të shpallur në kërkim.

 

Advertisement

Me anë të një njoftimi, policia bën me dije se sipas urdhrit të Prokurorisë, nuk duhen publikuar apo transmetuar të dhënat që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

 

Ky institucion është “nxehur” me mediat, duke thënë se publikimi i tyre cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

 

Advertisement

Reagimi i plotë:

 

Policia e Shtetit

 

Advertisement

Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

 

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

 

Advertisement

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

 

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

 

Advertisement

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

 

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy