Hapet çerdhja e parë në Astir/ Veliaj: Do zgjidhim problematikat në këtë zonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet çerdhja e parë në Astir/ Veliaj: Do zgjidhim problematikat në këtë zonë

Hapet çerdhja e parë në zonën e Astirit. Erion Veliaj u shpreh se çerdhja i jep zgjidhje problematikës në këtë zonë, për shkak të keqmenaxhimit nga ish-drejtuesit e ish-komunës Kashar, por edhe atyre që bllokuan për 3 vjet punimet në Astir.

 

“Zgjidhja që kemi gjetur është duke thyer një tabu sepse sot hapim çerdhen më të madhe në Tiranë, për të cilën kemi marrë një hapësirë me qira, në pamundësi të gjendjes së një terreni në zonën e ‘Astirit’. Por, nga një zgjidhje e përkohshme, mund të kthehet në një zgjidhje standard për ato zona ku kemi vështirësi për gjetjen e një terreni; pra, në ish-komunat e administruara keq vetëm për të bërë pallate, por jo për të lënë terren për ndërtesa publike,”

 

Advertisement

Kryebashkiaku tha se bashkia ka zgjidhur problemin për 170 familje të zonës.

 

 “Jo vetëm që është çerdhja më e madhe, por është mobiluar në kohë rekord me të gjitha standardet që kemi në të gjitha çerdhet e Tiranës, përfshirë edhe një kuzhinë, ku ushqimi vjen i freskët, konsumohet brenda ditës, ndërsa të nesërmen vjen furnizimi i ri, çka i jep qytetarëve të Astirit garancinë se po trajtohen me të njëjtin respekt, me të njëjtin dinjitet dhe me të njëjtën cilësi shërbimesh si në të gjitha zonat e Tiranës,”

 

Advertisement

Veliaj shtoi se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i zonave të tilla si Astiri, ku do i jepet fund çdo problematike me kopshtet e çerdhet, por dhe do të ndërtohen 5 shkolla të reja.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy