Hapet sot Lotaria Amerikane/ Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet sot Lotaria Amerikane/ Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Duke filluar nga sot hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane në mbarë botën, përfshi edhe Shqipërinë.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00,

Për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë, kanë kohë deri në datën 9 nëntor kur edhe mbyllet procesi. Asgjë nuk ka ndryshuar për nga mënyra se si aplikohet, por këshillohet ruajtja e numrit të konfirmimit, në një vend të sigurtë, pasi do t’ju duhet për të parë nëse jeni përzgjedhur ose jo vitin tjetër. Gjithashtu bëni kujdes, të mos aplikoni më tepër se një herë, pasi skualifikoheni automatikisht.

Rikontrolloni disa herë plotësimet që keni bërë, përpara se të dërgoni aplikimin, për t’u siguruar që nuk keni shkruar asgjë gabim. Cilësia e fotografisë është tepër e rëndësishme, por këtë mund ta zgjidhni duke i treguar fotografit se dëshironi një fotografi për Lotarinë Amerikane, pjesa më e madhe e tyre i dinë standardet e fotos.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy