Hapi tender para se të merrte miratim, Zbardhen detaje të reja për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapi tender para se të merrte miratim, Zbardhen detaje të reja për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH

Mbrëmjen e djeshme u arrestua Thoma Gëllçi, ish-drejtor i RTSH, pas një urdhri të lëshuar nga SPAK. Bashkë me të, në pranga ranë dhe tre punonjës të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Sot, janë zbardhur të tjera detaje nga ky arrestim. Nga SPAK mësohet se Thoma Gëllçi kishte shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi i RTSH, për hapjen e kanalit TVSH AGRO.Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë dy kompani, “EURO Contact” dhe “TBS 96”.

Tenderi në fjalë është zhvilluar më datë 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, dhe firma fituese është shpallur “TBS 96. Anëtarët e Komisionit të Ofertave, të arrestuar bashkë me ish-drejtorin, e kanë shpallur firmën e smësipërme fituese edhe pse ajo ka dhënë ofertë 20 milioenë lekë më të lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy