Haradinaj: Nuk do ta përkrah zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Haradinaj: Nuk do ta përkrah zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të përkrahë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës.

Në një konferencë për media, Ramush Haradinaj deklaroi se Albin Kurti e Vjosa Osmani, si fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, nuk i kanë bërë një kërkesë AAK-së, për një marrëveshje politike lidhur me votimin e qeverisë dhe presidentit.

“Ne e kemi mirëpritur mundësinë për të biseduar me fituesit e zgjedhjeve, në këtë rast me kryetarin e Vetëvendosjes zotin Kurti, me zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre një propozim, një kërkesë, marrëveshje politike për të votuar ose presidenten ose qeverinë. Ata nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim, vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes për presidente”, u shpreh Haradinaj.

Sa i përket pozicionimit të LDK-së për zgjedhjen e presidentit, Haradinaj tha se kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy