“Harrojeni rritjen e pagave”/ Kryeministri Rama shuan shpresat e pedagogëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Harrojeni rritjen e pagave”/ Kryeministri Rama shuan shpresat e pedagogëve

Pagat e pedagogëve nuk do të rriten më. Kjo është përgjigjja e qeverisë për profesorët protestues që kërkojnë paga 50 për qind më të larta.

 

Pasi kërkoi mirëkuptimin e pedagogëve se për periudhën në të cilën ndodhemi buxheti i shtetit mund të përballojë një rritje prej 7 për qind, e cila u bë në javën e parë të tetorit, sqaroi se pagat e profesorëve do të rriten në vijim por jo për të gjithë njëlloj. Kriteri do të jetë produktiviteti i tyre ndaj studentëve dhe vetë universitetit.

 

Advertisement

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me rektorët u tha se mbështetja financiare që universitetet publike do të marrin nga shteti do të varet nga renditja për cilësinë e mësimdhënies apo kërkimit shkencor në nivel kombëtar.

 

Ministres së Arsimit Evis Kushi, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i kujtoi se ligji i arsimit të lartë parashikon që pa akreditimin e programeve mësimore nuk mund të përcakotohet se cili universitet është më i mirë.

 

Advertisement

Në angazhimin e qeverisë për t’i bërë të njohura diplomat e shkollës së lartë jashtë vendit dhe për t’i rendituar universitetet shqiptare në 200 më të mirat në Evropë, Edi Rama hodhi idenë e bashkimit të disa universiteteve në një të vetëm.

 

Shtatë vite nga mbyllja e disa universiteteve private për mosplotësim të kritereve të ligjshmërisë, kryeministri tha se është koha që të bëhet një kontroll i dytë, ku përfshihen edhe ato publike.

 

Advertisement

Në takimin me kryeministrin që si qëllim kishte nisjen e punës për të bërë renditjen e universiteteve sipas perfomancës, asnjë nga rektorët nuk përmendi 9 kërkesat e shumicës së pedagogëve për qeverinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy