Harta e re gjyqësore/ Vishaj: Apeli i përgjithshëm sukses i reformës, do rrisë profesionalizmin e gjyqtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Harta e re gjyqësore/ Vishaj: Apeli i përgjithshëm sukses i reformës, do rrisë profesionalizmin e gjyqtarëve

Nga sot ka hyrë në fuqi harta e re gjyqësore. Të gjitha gjykatat e apelit të rretheve janë shkrirë në një të vetme në Tiranë. Në total, aktualisht janë 29 mijë dosje që presin të shqyrtohen.

 

Avokatët e kanë kundërshtuar këtë vendim me argumentin se shkrirja e gjykatave do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.

 

Advertisement

Por Saimir Vishaj është kundër këtyre deklaratave. Sipas tij, harta e re gjyqësore do të rrisë profesionalizmin e gjyqtarëve, por edhe do të çojë situatën drejt normalizimit.

 

“Unë mendoj që situata do shkojë drejt normalizimit dhe harta e re gjyqësore është pranuar nga qytetarët. Harta e re do rrisë profesionalizmin e gjyqtarëve të Apelit. Sot me 70 gjyqatrë që do ketë Apeli është një fitore në reformën në drejtësi.

 

Advertisement

Nuk ka avokat që të shqetësohet që pse erdhi Apeli në Tiranë”, tha Vishaj.

 

Avokati më tej shtoi se sot vendi jonë e ka humbur Gjykatën e Lartë dhe mendon se gjykata e Apelit, që do të jetë e vetmja në Tiranë, do të jetë fitore e reformës në drejtësi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy