Hashim Thaçi feston ditëlindjen e tretë në Hagë, i biri: Do na vijë edhe ne rradha të gëzohemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hashim Thaçi feston ditëlindjen e tretë në Hagë, i biri: Do na vijë edhe ne rradha të gëzohemi

Edhe ditëlindja e 56 e gjeti ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës. Me shpresën se ditëlindja e ardhshme, pas 3 vitesh do ta rikthejë në shtëpi, djali i tij i ka bërë një urim në rrjetet sociale.

“Babi sot i mbushi 56 vjet. Ditëlidnja e tretë që po e kalon me shokët në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me ne, duke ju gëzuar ccdo lajmi të mirë nga familja, nga miqt. Jam i bindur që ditëlindjen e ardhshme, ne familja dhe shokët e tij do t’na vijë rradha t’i gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua babi”, shkruan Endrit Thaçi.

Thaçi ndodhet në burgun e Hagës që nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve, ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar.

Advertisement

Secili prej tyre është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy