Helikopterë kundër zjarreve në Fier/ Betejë nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve në pyje 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helikopterë kundër zjarreve në Fier/ Betejë nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve në pyje 

Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkurë vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.

 

Në ndihmë të forcave zjarrëfikësve në terren ka mbërritur edhe helikopteri Cougar I ushtrisë, pasi era  po favorizon përhapjen e flakëve duke krijuar vatra të reja.

 

Advertisement

Ndërkohë një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës , mori përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por mjetet zjarrëfikës kanë neutralizuar situatën në kohë.

 

Në aksion e sipër për të shuar zjarrrin, në zonën e Peshtanit efektivët kanë

 

Advertisement

zbuluar edhe një sasi municioni luftarak, që mendohet se është fshehur në këtë vend që nga trazirat e vitit 1997.

 

Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë , por një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve përfunduan  në rrugë vetëm sot .

 

Advertisement

Zjarri i cili u riaktivizua një ditë më parë, rrezikoi edhe disa shtëpi , por falë ndërhyres në kohë u parandalua përkeqësimi i stuatës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy