Helmohet nga kërpudhat 41-vjeçarja në Devoll, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helmohet nga kërpudhat 41-vjeçarja në Devoll, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 41-vjeçare është helmuar nga kërputhat në Devoll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e dielë, kur 41-vjeçarja është dërguar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.

 

Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit, që gruaja ka ngrënë kërpudha, dhe po ashtu sipas bluzave të bardha ajo është helmuar prej tyre. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat kjo shtetase

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy