“Hera e parë në jetën time që i kam thyer fjalën babait”, Ahmed Kalaja zbulon historinë në Quo Vadis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Hera e parë në jetën time që i kam thyer fjalën babait”, Ahmed Kalaja zbulon historinë në Quo Vadis

Imami Ahmed Kalaja, foli sonte në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj, për vendimin e tij për tu angazhuar në besimin islam.

Ahmed Kalaja tha se i ati nuk e priti mirë në fillim, vendimin  për të vazhduar shkollimin te Medreseja,  kjo ka qenë hera e parë që Kalaja i ka thyer fjalën babait të tij.

Sakaq imami tha se kur babai pa dëshirën e tij të madhe dhe vendosmërinë për tu futur në botën e fesë islame, ai e pranoi dhe i tregoi mbështeje.

Ahmed Kalaja: Nëna ime e ka pas babin e saj moezin, ai që thërret Ezanin. Nga ana e babait, gjyshi falej për xhuma, nëna e babës agjëronte dhe nuk është se ka qenë pa ndikim fare, pavarësisht se babai nuk kishte fare lidhje me këtë pjesë sepse ka qenë në role drejtuese. Ai nuk e shihte birin e vetë që të ishte ndonjëherë hoxhë. Gjithmonë ishte ajo ëndrra qe ne kishim ushqyer në familje, që unë do bëhesha dikushi. Babai kur lash gjimnazin dhe vazhdova medrsenë, si fillim nuk e priti mirë. Kjo është hera e parë në jetën time që unë i kam thyer fjalën babait tim. Ishte vendosmëria ime më e fortë, por edhe babai ishte hera e parë që nuk më kundërshtoi. Kur e pa që ngula këmbë dhe kundërshtova më tha si ta shohësh ti më mirë, ndërkohë tani babai im është bërë besimtar i rregullt./vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy