Heroinë dhe kallashnikov në banesë/ Arrestohen 2 të rinj në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Heroinë dhe kallashnikov në banesë/ Arrestohen 2 të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës kafinalizuar operacionin e koduar “TREGU” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Në pranga janë vënë dy persona, A.G., 29 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë dhe shtetasi A.B., 26 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.G., ku ishte i pranishëm dhe shtetasi A.B., shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri të tipit Kallashnikov, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, një sasi parash, tre peshore elektronike, një palë pranga dhe dy aparatë celular.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy