Hetim pasuror “grupit të floririt”/ Dyshohet se anëtarët fituan miliona nga kontrabanda e sendeve me vlerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetim pasuror “grupit të floririt”/ Dyshohet se anëtarët fituan miliona nga kontrabanda e sendeve me vlerë

Një ditë pasi lëshoi disa urdhër arreste, spak ka nisur edhe hetimin pasuror për të arrestuarit që akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe kontrabandë.

 

Mes të arrestuarve është edhe shoferi i Ministrise se Brendshme Sokol Idrizaj. Ky i fundit bashkëpunonte me pronarw argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.

 

Advertisement

Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i tyre me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për ti kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.

 

Mes personave ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhërat e arrestit janë edhe Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt si dhe  dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje.

 

Advertisement

Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë  Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vlere, Agustin Mesuli , Altin Doda , Florjan Bakri dhe Tomor Baruti .

 

Operacioni u zhvillua në Tiranë, Lezhë, Shkodër e Dibër. këta persona merrnin ora dhe sende te tjera të vjedhura nga jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri.

 

Advertisement

Të arrestuarit akuzohen për kontrabandë mallrash, mosdeklarim te të hollave në kufi dhe grup të strukturuar kriminal.

 

SPAK ndërkohë po punon për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy