minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Hetimet ndaj Arben Ahmetajt, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka” - Struga.info


Hetimet ndaj Arben Ahmetajt, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimet ndaj Arben Ahmetajt, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”

Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për dosjen “Buka”, ku ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.

Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO.

Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj ka afat deri në datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.

Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga bizmsmeni Lirim Fezollari.

Advertisement

Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë../vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy