Hetimet në Kadastër, detaje nga aksioni i SPAK, ekzekutohen 4 urdhër-arreste (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimet në Kadastër, detaje nga aksioni i SPAK, ekzekutohen 4 urdhër-arreste (EMRAT)

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 4 urdhër-arreste  për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Në kuadër të operacionit “Ndikimi”, u zbatuan urdhrat e firmosur më 26 prill nga Prokuroria e Posaçme Kundër Kprrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

Dritan Stoka, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osma, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Advertisement

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Ylli Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

 

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy