Hetimet për tenderët e naftës në Kukës, Granit Gjana merret në pyetje nga SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimet për tenderët e naftës në Kukës, Granit Gjana merret në pyetje nga SPAK

Ish prefekti dhe ish kryebashkiaku i komanduar i Kukësit Granit Gjana i shoqëruar nga avokatja ka mbërritur në SPAK. Burime jo zyrtare thonë se e kanë njoftuar për tu pyetur në lidhje me abuzimin me tenderët e naftës në Kukës.

Granit Gjana është në masën “detyrim paraqitje” për hetimet që po kryhen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.  Sipas prokurorisë, kallëzimi që u bë shkak për nisjen e hetimeve është dorëzuar në SPAK më 22 maj nga Florin Cungu administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

Më 25 korrik ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, u pyet në SPAK dhe pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy