Hetohen bandat e Fushë Krujës, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit mafioz të Rinasit me dy viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetohen bandat e Fushë Krujës, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit mafioz të Rinasit me dy viktima

Një nga pistat ku është përqendruar policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit, atentat në të cilin mbeti i plagosur e më pas humbi jetën në spital Muçi Sheqeri, janë hakmarrja nga bandat kriminale që donimojnë zonën e Niklës dhe të Fushë-Krujës.

Kjo pistë ku janë fokusuar hetimet e Krimeve të Rënda të Tiranës vjen për shkak të përplasjeve të herëpashershme që grupi ku bënte pjesë Gilmando Dani kishte prej vitesh me ato rivale në Nikël.

Megjithatë, blutë ende nuk kanë prova, por hetimet janë fokusuar në këtë zonë pas dyshimeve të forta që lidhen me lëvizjet që 4 autorët kanë kryer duke treguar se e njohin mirë zonën.

Jo vetëm kaq, por një ditë pas ngjarjes së rëndë, në banesën e Ylli Zallës, i cili është në kërkim, u gjetën arsenal armësh. Grupi hetimor ka informacione se Zalla i shërbente grupeve të Niklës dhe në këtë ngjarje sipas burimeve mund të ketë lidhje indirekte me autorët, pasi besohet se armët mund të jenë siguruar prej tij.

Advertisement

Armët e gjetura brenda makinës tip Toyota sipas ekspertizës janë plotësisht të shkatërruara dhe nuk kanë dhënë prova për hetuesit që mund ti ndihmojë ata në zbulimin e autorëve.

Nga ana tjetër, policia është ende në pritje të një përgjgje nga Spanja në lidhje me të gjitha lëvizjet që dy viktimat kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre 4 ditor në Barcelonë.

Jo vetëm kaq, por pikë kyçe për policinë është edhe informatori që ka vënë në dijeni autorët për lëvizjet e dy viktimave nga momenti që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit deri sa kanë dalë nga parkimi.

Ndaj hetuesit po kqyrin të gjithë personat e dyshuar që kanë qënë pranë Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit kur kanë mbërritur në aeroport ku po verifikohen në sistemin TIMS të gjitha lëvizjet e tyre./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy