Hetohet tregu i karburanteve/ Konkurrenca: Vendimi, pas rritjes së menjëhershme të çmimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetohet tregu i karburanteve/ Konkurrenca: Vendimi, pas rritjes së menjëhershme të çmimit

Pas rritjes në unison të çmimeve të naftës dhe benzinës javën e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka nisur një hetim në këtë treg për të parë nëse çmimet janë të drejta ose jo.

 

Vendimin e njoftoi kreu i këtij institucioni, Denar Biba. Sipas tij, vendimi është marrë prej disa ditësh, për tregun e hidrokarbureve dhe indikatori që çoi në nisjen e hetimeve ishte rritja e menjëhershme e çmimit, çka mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshjejë të ndaluar ose rrjedhojë e çmimeve ndërkombëtare.

 

Advertisement

Hetimi do të nisë për një periudhë sa më të shpejtë, tha kreu i inistitucionit. Një javë më parë, çmimi i naftës dhe benzinës arriti deri në 200 lekë për litër, me një shtrenjtim prej 10 lekësh për litër. Këto çmime u reflektuan direkt në pikat e tregtimit me pakicë në vend.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy