Hidhet rasat korani në Ohër/ Krifca: Do të shtojmë masat kundër gjuetisë së paligjshme në liqen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hidhet rasat korani në Ohër/ Krifca: Do të shtojmë masat kundër gjuetisë së paligjshme në liqen

1.7 milion rasatë të peshkut të rrallë Koran janë hedhur në ujërat e liqenit të Ohrit.

 

Përveç pasurimit të liqenit me rasat, janë rritur masat për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, nga e cila rrezikon të zhduket ky lloj peshku i rrallë.

 

Advertisement

FRIDA KRIFCA  

 

MINISTRE E BUJQESISE

 

Advertisement

Kemi hedhur një sasi të dytë të rasatit të liqenit të koranit. Është mjaft i dobishëm për familjet e peshkatarëve tanë. Janë 1500 familje që ushqehen. Kemi ndërmarrë masa të forta për respektimin e standardeve për ta mbrojtur liqenin nga peshkimi i paligjshëm. Sëbashku me trupën tonë do jemi vigjilent.

 

Ministrja tha se shumë shpejt mund të ketë shtim të kuotave të peshkatarëve të licensuar në liqen.

 

Advertisement

Ne do të shohim bazën ligjore. Sepse ka një kartë pse janë vendosur 260 peshkatarë. Nëse do kemi mundësi, do ndërhyjmë.

 

Pjesë e investimeve në qytetin e Pogradecit është edhe ngritja e një markate peshku.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy