Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, vihen në pranga 3 persona në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, vihen në pranga 3 persona në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars” në Tiranë.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: Viard Kotori, 29 vjeç, banues në Tiranë, Etmond Dokushi, 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në  Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar.Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy