Hiqej si dietologe dhe mashtronte qytetarët/ Arrestohet 41 vjeçarja në Tiranë (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hiqej si dietologe dhe mashtronte qytetarët/ Arrestohet 41 vjeçarja në Tiranë (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41 vjeçaren Silvana Balliu, e cila akuzohet për mashtrim.

 

Në një njoftim, policia bën me dije se 41 vjeçarja e cila kishte zyrat në zonën e Brrylit të paregjistruar, hiqej si dietologe, ku u merrte qytetarëve nga 150-300 euro për dieta të personalizuara.

 

Advertisement

Pas aksionit të policisë, Balliu ka tentuar të fshijë bisedat me klientët, për të shmangur zbulimin e të vërtetës.

 

41 vjeçrja akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Advertisement

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dietologia”. 

 

Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.  

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases:

 

Advertisement

– S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S. B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy