Hiqeshin si zyrtarë dhe tentuan t’i merrnin 35 mijë euro biznesmenit/ Arrestohen 3 mashtruesit në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hiqeshin si zyrtarë dhe tentuan t’i merrnin 35 mijë euro biznesmenit/ Arrestohen 3 mashtruesit në Tiranë

Policia ka zbuluar një skemë mashtrimi të kryer nga 3 persona, të cilët tentuan t’i merrnin para një biznesmeni.

 

Bëhet fjalë për shtetasit Afrim Radici, 34 vjeç, banues në Librazhd, Gezim Çelanji, 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Qazim Vata, 22 vjeç, banues në Kukës.

 

Advertisement

 

Këta persona kanë rënë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Replay” dhe akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, 3 të arrestuarit kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.

 

Gjithashtu, blutë kanë shpallur në kërkim shtetasin F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

Advertisement

 

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

 

Njoftimi i plotë:

Advertisement

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 shtetas.

 

Advertisement

Shpallet në kërkim një 40-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.

 

Sekuestrohen 2 automjete dhe 5 aparate celulare të autorëve të dyshuar.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, , në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi për veprën penale “Mashtrimi”, i shtetasve A. R., 34 vjeç, banues në Librazhd, G. Ç., 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Q. V., 22 vjeç, banues në Kukës.

 

Advertisement

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.

 

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy