minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tentuan të kalonin 125 mijë euro në Portin e Durrësit/ Arrestohen dy shoferë - Struga.info


Tentuan të kalonin 125 mijë euro në Portin e Durrësit/ Arrestohen dy shoferë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentuan të kalonin 125 mijë euro në Portin e Durrësit/ Arrestohen dy shoferë

Ka dështuar plani i dy drejtuesve të autobusit të linjës Bari-Durrës, të cilët tentuan që të kalojnë rreth 125 mijë euro të padeklaruara.

 

Policia njofton se shuma e parave ishte e fshehur në autobusin e linjës Durrës-Bari, i cili drejtohej nga shoferët D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier.

 

Advertisement

Një pjesë e parave ishin fshehur poshtë 2 sediljeve, të ngjitura me natriban, ndërsa një pjesë tjetër e kanë pasur dy shoferët.

 

125 mijë euro u sekuestruan nga policia dhe po punohet për të gjetur burimin e tyre.

 

Advertisement

Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, për goditjen e krimeve ndërkufitare.

 

Falë kontrolleve dhe bashkëpunimit efikas mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe inteligjencës informative të siguruar nga Policia e Shtetit, goditet, në hyrje të portit të Durrësit, një tjetër rast rast i mosdeklarimit të një shume të madhe eurosh.   

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”. Sekuestrohen 125 050 euro.  

 

Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës.  

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.   

 

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro.

 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro. 

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro.  

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy