minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Histori çnjerëzore nga kampet serbe në Bosnjë - Struga.info


Histori çnjerëzore nga kampet serbe në Bosnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Histori çnjerëzore nga kampet serbe në Bosnjë

Një histori dashuri-torturë, është historia e ish-të burgosurit të Prijedor-it me qytetin e tij.

Në përvjetorin e transferimit të tij nga Omarsla më 6 gusht të 1992, një ish-i burgosur nga Prijedor-i rikujton atë që ai dhe djali i tij përjetuan.

Rezak Hukanoviç, i lindur në Bosnjën veriperëndimore, ndërsa po drejtonte një program radiofonik në Prijedor, dëgjoi shpërthimin e një granate në maj të 1992-it.

Historinë nuk e kishte të padëgjuar, pasi kishte marrë informacione nga sulmet në qytetet e tjera, por shpresonte që lufta të merrte fund sa më shpejt.

Advertisement

Konflikti mbërtheu Prijedor-in, Hukanoviç u arrestua së bashku me djalin e tij.

Fill pas kësaj ata u dërguan nga shtëpia e tyre në kampin famëkeq të paraburgimit Omarska, i cili ishte i udhëhequr nga serbët e Bosnjës.

Edhe sot e kësaj ditë ai nuk e ka kuptuar se përse u arrestua djali i tij i vogël.

“Një fëmijë që gjeti vdekjen në krahët e babit të tij”, ishte imazhi që nuk do të fshihet kurrë nga memoria e tij.

Advertisement

Hukanoviç nuk e harroi tablonë ku fqinjët e tij, pasi rriheshin barbarisht ktheheshin me gjymtyrë të thyera.

Një i burgosur boshnjak duke i treguar trupin e tij një oficeri serb në kampin Manjaca pranë Bosnjës dhe Hercegovinës, gusht 1992. Foto nga EPA/STRINGER

Por këto pamje kulmojnë, me kujtimin më të dhimbshëm. Atë të një profesori nga Kozaraci, i cili përshkak të plagëve kaloi një natë i ulur në një stol prej druri, sepse nuk shtrihej dot.

Hukanoviç mban mend që dhomat e marrjes në pyetje ishin në katin e sipërm, e ndërsa torturat kryheshin në dysheme.

Aty ai ishte dëshmitar i torturave dhe madje shpesh pa vdekjen me sy.

Advertisement

Era e gjakut dhe klithmat e dhimbjes të shkaktuara nga keqtrajtimi i tmerrshëm, ishin dy detaje që lëviznin si neutron i lirë në mendjen e tij.

Dhe pas gjithë kësaj ai i shtron vetes këto pyetje: Çfarë kishte në zemrën e atyre njerëzve?

Nga vinte ajo urrejtje aq e madhe, që i bëri ata të torturonin njerëzit në atë mënyrë, t’i vrisnin, t’i nxirrnin jashtë çdo mbrëmje, t’u thyenin krahët dhe këmbët e tyre dhe t’i detyronin të vdisnin në agoni?

Të burgosur boshnjakë të ulur në kampin Manjaca afër Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë, gusht 1992. Foto nga EPA/STRINGER

Por si në çdo histori, kishte edhe të mirë midis të këqijve, ai ishte mjeku hero Eso Sadikoviç.

Advertisement

Ai ndihmonte të burgosurit e plagosur, ndonjëherë duke ua qepur plagët me fije të bëra nga flokët e tij.

Të burgosurit dorëzonin këmishët e tyre të pista dhe doktori i njomte me ujë për të bërë kompresa. Goditjet shkaktoheshin nga objekte të ndryshme, tela, shkopinj, shkopinj druri, kabllo dhe lëkura çahej, kështu që Eso ua qepte plagët me flokët.

Duke u munduar të zhbirilojë më tej në memorien e tij, ai rikujton 10-ditëshin e fundit ku në Omarska mbërriti numri më i madh i autobusëve, duke sjellë më shumë të burgosur.

Megjithatë, ata i priste i njëjti fat, vdekja.

Advertisement

Të gjithë të burgosurit përqafonin vdekjen që në momentin kur këmba e tyre prekte tokën e kampit.

Pjesa tjetër, që mbijetojnë hanin vetëm një vakt në ditë, por i ashtuquajturi ushqim nuk ishte i përshtatshëm as për kafshët.

Hukanoviç tregon se ushqimi i përafrohej fasuleve të ziera ditë më parë.

Gjella kishte vetëm disa kokrra fasule, gjethe lakër dhe sa herë dikush pyeste sesa njerëz kishte për t’u ushqyer, thuhej “200”.

Advertisement

Ky ishte momenti kur aty shtohej një kovë uji e ftohtë për të shtuar sasinë e ushqimit.

Një boshnjak me karrike me rrota duke vizituar kampin gjatë 20-vjetorit të mbylljes së kampeve. Foto nga EPA/STR

Sipas një vendimi të dhënë nga Milomir Stakiç, ish-president i Komitetit Komunal të Krizës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, 120 burra u vranë.

Stakiç u dënua në vitin 2006 me 40 vite burg për shfarosje, vrasje dhe persekutim.

Më 6 gusht të 1992, Hukanoviç u transferua në kampin e paraburgimit në Manjaca, së bashku me shumicën e të burgosurve të tjerë.

Advertisement

Atje, kushtet ishin më të mira, por ishte shumë më ftohtë sesa në Omarska.

“Një tmerr, ku era na përshkonte trupat”, ishte kujtimi që ai kishte nga Manjaca.

Të ndaluarit e fundit u transferuan nga Omarska më 21 gusht.

Përmes Kryqit të Kuq, të burgosurit morën batanije për t’u mbrojtur nga i ftohti, por për shkak të klimës dhe kushteve të këqija brenda hambarëve prej druri, Hukanoviç thotë se as ato batanije nuk ndihmuan shumë.

Advertisement
Një i burgosur boshnjak duke fjetur në kampin Manjaca pranë Banja Lukës, gusht 1992. Foto nga EPA/STRINGER

Gjashtë muaj do të kalonte Hukanoviç në kampet serbe të Bosnjës.

Tanimë ai ndonjëherë takon njerëzit me të cilët ndau të njëjtin fat.

“Kam një karakteristikë të cilën e konsideroj si virtyt. Unë nuk e di se çfarë është urrejtja. Thjesht nuk e njoh atë gjendje shpirtërore”, thotë ai.

Ai thekson se nuk i urren ata që i rrahën, por dëshiron pafund që ata të përballen me drejtësinë.

Advertisement

“Unë nuk jam njeri i luftës. Nuk jam njeri i betejave. Unë i kam fituar betejat e mia duke u rikthyer në këtë qytet. Mendoj se kam fituar duke e bërë këtë dhe kam përmbushur dëshirën e jetës time”, thotë ai.

Sipas tij, njerëzit nuk duhet të fajësojnë qytetin për krimet që janë kryer nga njerëzit.

Kampi i Prijedor-it

Prijedor është qyteti martir, ku gati 8 mijë boshnjakë u masakruan nga milicia serbe në korrik 1995, nën sytë e paqeruajtësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Megjithatë, midis prillit dhe gushtit të 1992-it, paramilitarët serbë të përfshirë në një operacion të gjerë “spastrimi etnik” arrestuan mbi 30 mijë njerëz, kryesisht boshnjakë, në kampe në Omarska, Trnopolje dhe Keraterm.

Advertisement

Shumica u deportuan në rajonet e Bosnjës, por mijëra vdiqën në kampe. Më shumë se 3 mijë janë ende të zhdukur. Para luftës, serbët ishin pakicë në Prijedor. Ata tani përbëjnë gati 90% të popullsisë.

Zbulimi i varrit masiv në Prijedor ringjalli edhe njëherë traumën e një lufte, të cilën autoritetet lokale përpiqen shumë për ta injoruar.

Rezak Hukanoviç gjatë një interviste të dhënë për BIRN

(Balkan Insight, Albanian Post)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy