
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann është shprehur se në Administratë gjithçka duhet të jetë në bazë të meritës.
Gjatë fjalës së saj në prezantimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit civilë” Hohmann shtoi se të gjithë duhet të përveshin mëngët dhe të plotësojnë kushtet e BE-së.
“Kemi disa programe për të mbështetur administratën publike, për të krijuar pavarësi që gjithçka të jetë në bazë të aftësisë suaj. Jemi në hapat e parë të negociatave.
Administrata publike është pjesë e grup-kapitujve, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe funksionim e demokracisë së një vendi.
AdvertisementUdhërrëfyesi për administratën publike është një nga pikat e negociatave.
Varen kaq shumë gjëra nga administrata publike.
AdvertisementShqipëria duhet të bëhet anëtare e BE dhe për këtë duhet të punojmë fort dhe të përveshim mëngët”, tha ajo.