Holanda jep ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Holanda jep ‘dritën jeshile’ për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Holanda është e bindur nga puna e bërë nga Shqipëria për hapjen e negociatave.

 

Qeveria holandeze vlerëson se është bërë progres në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si edhe në dënimin e zyrtarëve të lartë.

 

Advertisement

Për këtë arsye, qeveria holandeze bie dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

 

“Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje. Qeveria holandeze mundet kësisoj të bjerë dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Sot, shumica e parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Qeveria pret me kënaqësi mbajtjen e të parës Konferencë Ndërqeveritare si një nisje zyrtare e negociatave, një trajektore intensive, në të cilen reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit së të drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe.”

 

Advertisement

Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy