Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar në Korçë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Turan të Korçës, ku një 20-vjeçar N. K. duke drejtuar makinën tip “Toyota” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

 

Advertisement

“Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.”, njofton Policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy